Ilir Daja po bëhet gati për të marrë detyrën e re te Partizani. Trajneri i mirënjohur në Shqipëri ka thënë edhe fjalët e fundit si trajneri i korçarëve duke falenderuar drejtuesit te Skënderbeu dhe gjithë tifozerinë për mbështetjen e dhënë, duke mbërritur në suksese si asnjë skuadër tjetër.
Gjithashtu edhe duke dëshiruar që rrugët të bashkohen sërish një ditë, për të vazhduar mbërritjen e tjera sukseseve. Por kjo i përket një të ardhme të largët, ndërsa e tashmja mund të konsiderohet Partizani. Mbetet vetëm zyrtarizimi për të përmbyllur këtë histori, ndërsa “Supersport” raporton edhe fjalët e falenderimit të Dajës.
“Korça më ka bërë të ndihem si në shtëpinë time për qytetarinë, kulturën dhe respektin qe e kam hasur kudo, si dhe për miqtë e shumtë që më kanë mbështetur në punën time. Skënderbeu më dha mundësinë për të arritur suksese si asnjë skuadër tjetër, prandaj largimi është i vështirë. Një falënderim special shkon për tifozërinë e Skënderbeut, presidentin Ardjan Takaj, stafin tim dhe secilin lojtar veçmas.
Për gjithçka kemi përjetuar bashkë, sukseset që kemi arritur, dëshiroj që rrugët tona të bashkohen sërish një ditë, për të arritur gjëra edhe më të mëdha, se sa ato të cilat tanimë janë shkruar në histori”, u shpreh Daja. /Sport Ekspres/