Thyen edhe një tjetër rekord në Seria A, Zlatan Ibrahimoviç vazhdon magjinë me Milanin

Rendimenti i Zlatan Ibrahimoviç në fushën e lojës shkon në përpjestim të drejtë me moshën e tij. Ditën e djeshme suedezi ka thyer një rekord në Seria A, duke u bërë lojtari më i vjetër në historinë e futbollit italian që ka shënuar 10 gola. Pavarësisht humbjes së penalltisë, sulmuesi arriti të shënojë një super gol duke vendosur dhe njëherë emrin e vet në librat e historisë.

Gjithashtu Zllatan Ibrahimoviç ka fituar çmimin “lojtari më i mirë i muajit korrik”, përshkak të performancave të tij të shkëlqyera me fanellën e Milanit. Që prej ardhjes së tij tek kuqezinjtë, këta të fundit kanë arritur të grumbullojnë mjaft pikë të cilat ishin të nevojshme për kualifikimin në Europë. Përkundër thashethemeve të dala se Ibra do të largohej nga Milani, një rinovim i kontratës është shumë pranë. Ambicia e lojtarit për vitin e ardhshëm është të fitojë titullin kampion. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *