Nuk ishte shaka/ Sarri merr Vrionin për debutim ndaj Romës, sakrifikon Ronaldon dhe shpall fitues Imobilen

Nga Klaudio Ndreca

“Ndaj Romës po filloj që të mendoj për të përdorur Juventusin U-23”, ishte kjo mënyra sesi Sarri foli pas takimit të fundit që zhvilluar në Seria A. Sonte në mbrëmje bardhezinjtë do të kthehen për të zhvilluar edhe ndeshjen përmbyllëse të këtij sezoni, ku janë shpallur kampion.

Për shkak të lodhjes dhe mbingarkesës së kalendarit, Sarri e ka mbajtur fjalën e dhënë, pavarësisht se disa e morën si një humor të momentit. Trajneri i Juventusit ka lënë jashtë Dibalën dhe De Ligt, duke ftuar Cocolo, Wesley, Frabota, Muratore, Peters, Oliveri, Zanimachia dhe Vrioni që vijnë nga të rinjtë.

Pra si asnjëherë më parë kemi përfshirje të madhe të lojtarëve nga U-23, ndërsa debutimi i sulmuesit shqiptar me shumë gjasa do të vijë në këtë mbrëmje. Por mbi të gjitha Sarri ka lënë jashtë edhe Kristiano Ronaldon, që të jetë sa më i freskët për ndeshjen me Lionit. Një sakrifikim i njeriut që nuk di të dorëzohet kurrë, por portugezi ka nënshkruar në këtë mënyrë humbjen e duelit me Imobilen, i cili shpallet si golashënuesi më i mirë i këtij sezoni në Seria A. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *