Ibrahimoviç asnjëherë nuk zhgënjen në fushën e lojës dhe një gjë e tillë vlen edhe në rrjetet sociale. Suedezi di si të tregohet unik me deklaratat apo postimet e tij. Sulmuesi shtatlartë po vërteton se mosha është thjesht një numër për të, teksa vendos të rinovojë sërish me Milani, duke luajtur futboll deri në 40 vjeç.
Por me anë të një postimi në “Twitter” Ibra e rrit edhe më tepër moshën. Lojtari suedez shpërndan një foto të versionit të tij të plakur me rrudha e thinja, ku shkruhet: “Mund të luaj në nivele të njëjta deri 50 vjeç”. Ndërkohë sipër fotos Ibrahimoviç aprovon këtë mendim: “Jam dakort me Zllatanin”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
I agree with Zlatan pic.twitter.com/Dj77qwCraW
— Zlatan Ibrahimovi? (@Ibra_official) July 31, 2020