Tirana e ka spostuar ndeshjen e fundit të Superiores kundër Bylisit në “Air Albania”, stadiumin më modern në Shqipëri, por njëkohësisht edhe fatsjellësin për bardheblutë. Arsyeja e mbërritjes në këtë vendim ishte edhe për shkakun se kampionët më të rinjë të Superiores po shpresonin ende për festën me tifozë.
Sipas asaj që raporton “Balkanweb”, klubi i bardhebluve i ka dërguar kërkesë Ministrisë së Shëndetsisë. Atje thuhej se do të respektohej distancimi social dhe protokolli sanitar, pra për të kërkuar një numër kufizuar tifozësh të cilët do të festonin në përballjen e fundit. Por për momentin nuk ka ende asnjë përgjigje dhe sipas të gjitha gjasave, mundësitë janë zero që dëshira e kryeqytetasve të realizohet, pavarësisht se suksesi i tyre ka ardhur për 100-vjetor. /Sport Ekspres/