Dërgon Lokomotivën në Champions para se të largohet, Uzuni luajti ndeshjen e lamtumirës me klubin kroat

Myrto Uzuni ka luajtur mbrëmjen e sotme ndeshjen e fundit me fanellën e Lokomotivës së Zagrebit. Sulmuesi beratas ka firmosur me kampionët e Hungarisë, Ferensvaroshi, me të cilin do të kërkojë të rritet edhe më tepër profesionalisht. Por largimi nuk mund të vinte pa përmbushjen e një misioni të rëndësishëm për skuadrën.

Kështu Lokomotiva ka mundur Osijekun me shifrat 1-2, duke siguruar kështu një vend për në kualifikueset e Champions League. Përballja e sotme ishte si një finale, teksa të dyja skaudrat ishin me pikë të barabarta dhe vetëm ballafaqimi i drejtpërdrejt zgjidhte dilemat për vendin e dytë.

Meritë e padiskutueshme në arritjen e Lokomotivës është edhe e “bandës së shqiptarëve“, të cilët kanë qenë shpesh herë protagonist për klubin kryeqytetas. Myrto Uzuni gjithashtu ka shkëlqyer këtë sezon, ku numëron 9 gola dhe 7 asist. Ndihma e duhur ka ardhur prej talentit shqiptar, që tashmë mund të largohet i qetë nga Kroacia, me objektivin e tij të përmbushur./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *