Trajneri e pagëzoi talentin shqiptar si “Hazardi i ri”, Kevin Zefi është pranë kalimit te Interi

Nga Klaudio Ndreca

Kevin Zefi është një talent shqiptar që duket me të ardhme të ndritur. Sulmuesi 15-vjeçar është pjesë e të rinjve të Shamrok, duke shkëlqyer në fushën e lojës dhe me driblimet që kanë rrëmbyer dashurinë e të gjithëve.

Pikërisht për këtë arsye trajneri i Irlandës U-15, Jason Donohue, e ka pagëzuar si Hazardi i ri. Mediat më të njohura në Europë shkruajnë së fundmi se për Zefin ka një interesim të madh nga ana e Interit dhe pritet që marrëveshja të mbyllet brenda pak kohësh, duke e konsideruar si talentin me potencial të lartë. Ndërkohë në muajin mars u krijua mundësia që Zefi të luante edhe te PSV, por provat nuk u bënë të mundura për shkakun e pandemisë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *