“Mos të bëjmë si të habitur”! Boateng tregon konfliktin me arbitrin, shkaku i ngjyrës së lëkurës

Kevin Prince Boateng u ndje mjaft i shqetësuar nga ngjarja e George Floyd, i cili u vra nga policët amerikanë përshkak të ngjyrës së lëkurës. Lojtari me origjinë ganeze, ka treguar se në të gjithë jetën e tij është bërë viktimë e rracizmit, por ka vendosur të tregojë një histori që i ka ndodhur në kohën kur luante tek Milani.

“Le të mos pretendojmë të jemi të habitur me këtë që ndodhi. Shtatë vjet më parë, unë isha duke luajtur për Milanin në një lojë miqësore, kur një grup tifozësh bënin zhurmë majmunësh sa herë që njëri nga lojtarët tanë me ngjyrë prekte topin. Pas 26 minutash unë i thashë gjyqtarit, “Nëse ata e bëjnë këtë përsëri, unë do të dalë nga fusha e lojës”. Ai tha, “Jo, mos u shqetëso, thjesht vazhdo.” Pastaj, ndërsa po përpiqesha të dribloja një lojtar, i dëgjova përsëri. E kapa topin, dhe e gjuajta nga tifozët. Menjëherë ndalova së luajturi.

Nuk ishte hera e parë që isha bërë pre e rracizmit. Por këtë herë shpërtheva. Kur gjyqtari u përpoq të më detyronte të luaja, unë i thashë: “Qepe atë m** gojë”. (Më vjen keq për fjalorin tim.) “Ju kishit fuqi të bëni diçka. Ju nuk bëtë asgjë.” Kur një lojtar rival donte që unë të kthehesha në fushë, unë i thashë, “Edhe ti qepe atë m**t goje. A reagove gjë ti? A ju pëlqen ato që po bëjnë? ” Ndërsa ecja drejt tunelit, kapiteni ynë, Massimo Ambrosini, më pyeti: “A je i sigurt për atë që po bën?” Thashë: “Njëqind përqind e sigurt”.- ishin këto fjalët e shkëputur nga portali “Player’s Tribune”.

Përkundër  masave që janë marrë nga federatat e fubollit por edhe nga qeveritë e shteteve të mbarë botës, rracizmi është një temë që vazhdon të mbetet prezente edhe në ditët e sotme. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *