“Urimet nuk bëhen duarbosh”, premtimi i Veliajt: Nesër shpërblimi për Tironën

Erion Veliaj ka reaguar pasi Tirana ka fituar titullin kampon të Superiores. Bardheblutë janë shpallur matematikisht si fitues të trofeut pasi Vllaznia mundi Kukësin.

Nëpërmjet një reagimi në “Twitter”, kryebashkiaku Veliaj ka uruar skuadrën për titullin në këtë 100-vjetor. Gjithashtu duke premtuar se në mbledhjen e Këshillit Bashkiak do të miratohet edhe shpërblimi për suksesin e arritur. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *