Po jetojmë në një kohë të pazakontë dhe për këtë janë të gjithë të ndërgjegjshëm. Rekordeve negative i është shtuar edhe anulimi i Topit të Artë për vitin 2020. Një gjë e tillë nuk kishte ndodhur që nga 1956, duke e bërë suksesin e Mesit që të jetë në fuqi për një kohë të gjatë.
“Goal.com” shkruan se sipas të gjitha gjasave nëse Topi i Artë do të jepej në fundin e këtij viti, do të merrte fund dominimi i Kristiano Ronaldos dhe Lionel Mesit. Kjo pasi shihej Lewandowski si favoriti kryesor ta fituar këtë trofe. Në vitin 2020 sulmuesi polak realizoi 21 gola dhe ka fituar deri tani Bundesligën me Kupën e Gjermanisë. Menjëherë pas Leëandowskit në këtë renditje vinte Ronaldo, Mesi dhe Benzema. /Sport Ekspres/