Rei Manaj ka luajtur sërish si titullar te Barcelona B në ndeshjen e fituar në shifrat 3-2 ndaj Valladoid B, duke e nxjerrë nga gara e Play-Off. Finale të rëndësishme këto për katalanasit e drejtuar nga Pinimenta që kanë dhuruar spektakël në fushën e blertë duke u bazuar te loja e grupit dhe jo në atë individuale.
Sulmuesi shqiptar nuk ka arritur të tund rrjetën, pavarësisht se kishte dy mundësi për ta bërë një gjë të tillë. Megjithatë i është gëzuar festës së skuadrës dhe ka luajtur përgjatë gjithë ndeshjes. Një rëndësi e veçantë që i jepet Manajt edhe për shkakun e mungesës së yjeve, pasi Ansu Fati, Riqui Pig dhe Araujo u thirrën në ekipin e parë, ndërsa Collado ishte i dëmtuar.
Por sulmuesi shqiptar e di saktësisht se për të marrë sërish një ftesë nga ekipi i parë duhet të shënojë te Barcelona B, ndërsa deri tani ka arritur t’ia dalë vetëm njëherë mbanë, vetëm falë penalltisë. /Elio-Hajdari-Sport Ekspres/
Lo que ha conseguido García Pimienta con este equipo es digno de aplaudir eso si no espereis ver este juego de posición en el primer equipo con los jugadores que tenemos hoy en dia sobre todo porque no hay extremos para hacer el juego de posición. pic.twitter.com/XelW9XMUNP
— Adama TraoBeast ??? (@Guardiolista4) July 19, 2020