E FUNDIT/ Festa e Tiranës është gjithmonë e më larg, Qeveria merr vendim të çuditshëm: Nuk ka muzikë pas orës 20:00, ndryshe gjobë!

Pas fitimit të Superiores, Tirana është duke pritur me kërshëri lehtësimin e të tjera masave kufizuese nga ana e Qeverisë për COVID-19. Këtu përfshihen grumbullimet e njerëzve në masa më të mëdha, por edhe hyrja e tifozëve në stadiume. Megjithatë paralelisht janë duke u vendosur kufizime të reja sa i përket parandalimit të pandemisë. Këtë herë është Manastirliu dhe Rama që kanë shpërndarë ligjet e reja të hyra në fuqi ku do të ndalohen klubet e natës, diskot dhe lounge baret.

Gjithashtu një vendim i çuditshëm vjen duke ndaluar lokalet që të hapin muzikën pas orës 20:00 dhe nëse nuk do të ketë bindje atëherë bizneset do të përballen me gjobën. Tifozët e Tiranës kanë tentuar të festojnë në mbrëmjen e djeshme duke u mbledhur në “Sheshi Nënë Tereza”, ku policia nuk do të vononte me shfaqjen e saj. Në të tilla kushte do të jetë thuajse e pamundur për klubin që të festojë 100-vjetorin dhe titullin. /Sport Ekspres/

Ligjet e reja

Ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, lounge barve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 3 000 000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare.

Ndalon muzikën pas orës 20.00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1 000 000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *