“Kur fluturon shuplaka, bie te Interi”! Antonio Konte shpërthen për padrejtësitë: Kështu në të shkuarën, kështu edhe tani

Antonio Konte ka folur pas barazimit të Interit ndaj Romës në shifrat 2-2. Kjo nuk i lë zikaltërve shije të mirë , ku tifozët ishin duke rikthyer shpresën e Skudetos teksa shihnin gabimet e shtuara të Juventusit.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, trajneri i Interit është shprehur i pakënaqur me kalendarin që i është lënë skuadrës së tij, duke folur edhe për favorizimet që i bëhen ekipeve të tjera në këtë aspekt.

“Duhet të punojmë dhe të rrisimin nivelin e lojtarëve. Por këta djemë edhe sot luajtën një futboll pozitiv ndaj një ekipi të freskët. Ju ftoj që ta shini pak kalendarin tonë, i cili është i çmendur për të na futur në telashe. Ne kemi luajtur gjithmonë kundër skuadrave që kanë pasur edhe një ditë pushimi më tepër se ne dhe gjithmonë duke i zhvilluar ndeshjet në 9:45.

Ekziston një anomali ku ekipet e tjera shijojnë një ditë e gjysmë pushimi më tepër se ne. Do të kthehemi në 4 sonte, nesër do të stërvitemi dhe pas do të luajmë sërish ndaj Fiorentinës. Këtu nëse një shuplakë do të fluturojë, te Interi do të bie. Kështu ka qenë në të kaluarën dhe kështu edhe tani”, u shpreh Konte. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *