VIDEO/ Një penallti i vjen në ndihmë Interit, zikaltrit rrëmbejnë barazimin në minutat e fundit

Interi ka rrëmbyer një barazim në minutat e fundit kundër Romës. Të dyja skuadrat janë ndarë në shifrat 2-2 nga stadiumi “Olimpico“. Siparin e golave e hap shumë shpejt De Vrij, i cili në minutën e 15-të kalon në avantazh zikaltrit. Barazimi do të vinte në shtesën e pjesës së parë, për të përmbysur më pas gjithçka në fillimet e së dytës.

Protagonist do të ishte Dzeko me sy asistet e tij, ndërsa Spinazzola dhe Mkhitaryan nuk gabojnë ta dërgojnë topin në rrjetë. Por kur dukej se ndeshja po shkonte për keq për Interin një penallti i vjen si shpëtim ekipit të Contes. Lojtari i Romës godet këmbët e Moses dhe arbitri menjëherë drejton dorën nga pika e bardhë. Prej aty Lukaku bën detyrën dhe mban skuadrën në vendin e 2-të në renditje, me 5 pikë larg Juventusit që do të luajë nesër duelin e vështirë kundër Lazios./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *