Stoli i klubeve më të mëdha të futbollit është dëshira e çdo trajneri dhe është një motiv për të punuar fort gjatë karrierës së tyre. Një peshë të tillë e mban edhe pankina e Juventusit, të cilën të shumtë janë ata që e dëshirojnë. T’i refuzosh duket e vështirë, por ky nuk është rasti i Sven-Goran Erikson.
Në një intervstë për “Tuttojuve”, tekniku suedez ka treguar këtë detaj interesat, ku i ka thënë fare prerë “jo” një klubi si Juventusi. Një vendim i tillë ka habitur menaxherin e tij, por edhe vetë Anjelin, që e ka ironizuar në një farë mënyre zgjedhjen e Erikson. Megjithatë, ky është një vendim që ka sjell për shumë vite më pas edhe pendesën e trajnerit suedez, por çfarë është bërë nuk mund të kthehet më pas.
“Kur isha në vitin tim të dytë te Roma kisha një ofertë nga Juventusi. Pak e dinin këtë lajm. PËrgjigja ime? Ishte “Jo, faleminderit”. Menaxheri im u zbeh në fytyrë dhe për pak sa nuk pësoi sulm në zemër. Një ditë presidenti Anjeli erdhi në dhomën e zhveshjes me rastin që kishte një ndeshje mes dy ekipeve. Ai më tha: “E dija që Erikson ishte një trajner i mirë, por nuk e dija që Erikson nuk ishtë një njeri i zgjuar”. Ndoshta nuk e kishte tërësisht gabim. Ndonjëherë jam penduar, e pranoj. Por jeta vazhdon”, ka thënë Sven-Goran Erikson./Halit Delibashi-Sport Ekspres/