Ibrahimoviç ka arritur 100 ndeshje me fanellën e Milanit. Diçka e veçantë kjo për sulmuesin suedez dhe për klubin, që ka vendosur ta nderojë për kontributin e dhënë për ngjyrat kuqezi. Maldini ka shkuar në qendrën stërvitore për ta dekoruar Ibrahimoviç dhe të pranishëm kanë qenë të gjithë lojtarët së bashku me trajnerin Pioli.
Por një person si Zllatan nuk ndryshon kurrë dhe këtë e ka treguar edhe sot me falenderimin e tij epik. “Falemindeti djema! Është e gjitha merita juaj. Faleminderit që nuk kam konkurencë“, kanë qenë fjalët e 38-vjeçarit, të cilat kanë bërë të gjithë të pranishmit të shpërthejnë në të qeshura./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
I00Bra! ? @Ibra_official ???#SempreMilan pic.twitter.com/hl0GvWWp36
— AC Milan (@acmilan) July 17, 2020