“Ti na infektove”! Sherri i Partizanit i kalon kufijtë, Boldori bën jehonë në Rumani

Historia e ndodhur dhe e paraqitur nga mediat te Partizani ka bërë jehonë jo vetëm në kufijtë shqiptarë. Boldori i cili është bërë për spital nga shokët e tij të skuadrës është pasqyruar edhe në mediat e Rumanisë, nga shumë prej tyre që janë tërhequr nga historia e rrallë.

Por njëkohësisht edhe për faktin se flitet për origjinën e vetë mbrojtësit në fjalë. Gjithçka ka filluar me daljen e rasteve të para pozitiv me Koronavirus te Partizani, atje ku dy të parët ishin Boldor dhe Ferhati.

Pasi të kuqtë janë testuar si skuadër para ndeshjes me Tiranën, listës i’u shtua edhe Kote, Mala dhe Çinari. Edhe mediat në Rumani kanë publikuar të njëjtin version duke thënë se këta të fundit e kanë akuzuar Boldorin se i ka infektuar me Koronavirus, duke e goditur para shtëpisë dhe syve të motrës, duke e bërë për spital.

Pra një pasqyrim ky lehtësisht i evitueshëm dhe që nuk i bën mirë figurës së klubit të Partizanit jashtë Shqipërisë. Por historia mbetet ende për t’u zbardhur përsa kohë nuk kemi ende një reagim zyrtar, ndërsa në bazë të informacioneve të “Sport Ekspres”, Esat Mala nuk ka qenë i pranishëm në sherrin e ndodhur. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *