VIDEO/ Fati e do Werderin në Bundesligë! Ndonjëherë është gjithçka, Rashica i gëzohet edhe një super autogoli

Nga Klaudio Ndreca

Në futboll duhet edhe fat! Shpeshherë e dëgjojmë, por duke mos ia njohur plotësisht vlerën këtij komponenti që në raste të ndryshme vendos edhe fatin e një sezoni. Ashtu si edhe në rastin e Werder Bremenit, që këtë herë i ka buzëqeshur pasi e donte në Bundesligë.

Ekipi i Kohfeld ka bërë sezonin më të dobët prej vitesh, duke humbur në shumë ndeshje. Të zgjuar për të luajtur vetëm takimin e fundit të cilën e fituan me rezultatin 6-1 ndaj Këlnit. Por edhe këto gjashtë gola nuk do të kryenin asnjë punë, teksa Werderi i’u falë humbjes në takimin e fundit të Duseldorfit me rezultatin 3-0 ndaj Union Berlin.

Këta të fundit nuk luftonin për asnjë objektiv, ndërsa në rastin se Duseldorfi nuk do të gabonte, atëherë do të mbetej në elitën e futbollit gjerman dhe do të dërgonte Werderin menjëherë në kategorinë më poshtë. Fatmirësisht për skuadrën e sulmuesit shqiptar, Milot Rashica, do të jenë edhe sezonin e ardhshëm në Bundesliga, megjithëse lojtari i Kosovës do të largohet nga Werderi.

Në takimin e “Play-Out” sërish nuk kanë bindur, por fati ka qenë me ta. Takimi i parë në shtëpi me Heidnhem është mbyllur në shifrat 0-0, ndërsa e kthimit në mbrëmjen e sotme u nda në barazimin 2-2. Pra duke qëndruar në Bundesligë falë golavarazhit, ndërsa për t’u mos harruar ishte edhe super autogoli nga nga ana e Heidnhem, me Theuerkauf që ngatërroi portën dhe i hapi rrugën e “suksesit” kundërshtarëve. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *