Teuta-Skënderbeu 1-0 Kallaku 56′
Ka përfunduar edhe ndeshja e mbrëmjes mes Teutës dhe Skënderbeut. Janë durrsakët ata që dalin me 3 pikët nga “Niko Dovana“. Ndeshja nisi vrullshëm nga vendasit që rrezikuan disa herë portën e juglindorëve. Kallaku do të trondiste traversën nga goditja e dënimit, ndërsa më vonë do të ishte Koliçi ai që do të bënte heroin me pritjen e tij.
Nëse e para përfundoi me rrjeta të paprekura, në 45 minutat e dyta të lojës ka qenë Sherif Kallaku ai që ka zhbllokuar shifrat, duke nisur kështu festën te Teuta. Dedikimi shkonte i gjithi për Emiljano Vilës, i cili humbi babain e tij pak ditë më parë. Teuta merr kështu fitoren ndaj Skënderbeut dhe bashkë me të edhe vendin e 3-të në kampionat, që është edhe objektivi i skuadrës për këtë sezon./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuro, Avdyli, Aleksi, L. Vila, Kallaku, E. Vila, Hebaj
Skënderbeu: Koliçi, Dita, Randi, Imami, Jashanica, Gripshi, Mara, Mensah, Taipi, Elezi, Krasniqi