Ajo humbje me Milanin e ka dërguar Lazion në 7 pikë larg Juventusit kryesues. një diferencë e konsiderueshme kjo, por jo e paarritshme. Fjala dorëzim nuk ekziston ende për Igli Taren, i cili personalisht ka menduar të motivojë skuadrën. “Corriere dello Sport” ka zbuluar edhe disa nga fjalët që drejtori sportiv shqiptar ka përcjellë, duke u përpjekur të ngrejë moralin e ekipit dhe të besojnë sërish te titulli.
“Ju jeni të fortë, keni qenë të shkëlqyeshëm, tani le të mos thyhemi dhe të mendojmë për Lecce. Jeni lodhur, pushoni dhe do të rinisemi përsëri shpejt. Le të japim gjithçka, me moralin lart, nuk ka mbaruar ende”, ka thënë Igli Tare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/