VIDEO/ Flamurtari meriton duartrokitje! Laçi vuan për t’ia dalë, shkon në vendin e tretë të Superiores

Laçi ka vuajtur në përballjen ndaj Flamurtarit, por duke ia dalë për të grumbulluar tre pikët e vlefshme. Kurbinasit kanë fituar në shifrat 2-1 duke shkuar kështu në vendin e tretë të renditjes, për të parakaluar Teutën dhe për të shkuar në vetëm 4 pikë larg Kukësit.

Por të gjitha duartrokitjet i meriton Flamurtari në përballjen e sotme. Pavarësisht se është e rënë nga Superiorja prej kohësh dhe pa asnjë objektiv të vetëm, vlonjatët po tregohen dinjitoz duke respektuar kampionatin dhe garën.

I vetmi moment i evitueshëm ishte në minutën e 22 kur Souza De Oliveria tregon sjellje joprofesionale duke goditur me shkelm kundërshtarin se ishte duke mbrojtur topin, për të dalë me të kuq nga fusha. Në pjesën e parë Flamurtari nuk po thyhej në mbrojtje, me Cungun që ngrinte tonin e zërit ndaj lojtarëve të tij dhe ishte i nervozuar.

Me fillimin e së dytës ishte një penallti ajo që do të hapte takimin, me Nëabuezen që nuk mund të gabonte. Flamurtari nuk u dorëzua dhe duke përfituar nga një gabim i lojtarëve të kurbinasve arritën që të barazonin me Hoxhajn. Ndërkohë goli i fitores për vendasit erdhi nga Turkaj pas një goditje këndit, për t’i dhënë skuadrës këto tre pikë kaq të vyera. /Sport Ekspres/

 

 

22′ Sjellje e pakuptueshme. Lojtari i Laçit mbronte topin me trup dhe Souza De Oliveras i soset durimit duke e goditur me shkelm. Amatorizmi i lojtarit të Flamurtarit ndëshkohet me kartonin e kuq.

 

Laçi: Stazhilla, Fangaj, Ignjatoviç, Selmani, Shehu, Turkaj, Rapo, Fangaj, Teko, Xhixha, Nuabueze.

Flamurtari: Moçka, Gocaj, Pjeshka, Muccolari, Vrapi, Ramos, Nebihu, Hoxhaj, Tusha, Oliveria, Ribaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *