Lajme të reja vijnë nga merkatoo e verës, teksa pritet kalimi i Jadon Sanço tek gjigandët anglezë të Mançester Junajtid këtë verë. Në emisionin e dedikuar për transferimet e lojtarëeve, “Transfer window Podcast”, gazetari Ian MekGerri ka deklaruar se 20 vjeçari ka rënë paraprakisht dakord me drejtuesit e klubit të “djajve të kuq” për një kontratë 5 vjeçare.
Këto ishin fjalët e MekGerrit. “Nga burimet tona Sanço ka rënë dakord në parim në dy javët e fundit për një kontratë pesë-vjeçare me Manchester. Paga që do të përfitojë anglezi do të jetë 140.000 paund në javë, me perspektivë rritje deri në 200.000 në javë.
Agjenti i lojtarit kohët e fundit ka qenë i zënë duke bërë marrëveshje të tjera, veçanërisht me marrëveshjen e re të Saka me Arsenalin, por së shpejti do të mbyllë edhe kalimin e Sanços tek Junajtid. Klubit i duhet të gjejë një marrëveshje me Dortmund për shifrën që do të paguhet për të marrë shërbimet e lojtarit. /Sport Ekspres/