“Martesë“ që po shkon drejt fundit, Mesi refuzon rinovimin dhe krijon frikë te Barcelona

Lionel Mesi nuk duket më i kënaqur te Barcelona. Klubi spanjoll po kalon një fazë të vështirë këtë sezon, ku nuk po bind në lojë e as në rezultate. Madje nuk kanë munguar as problemet jashtë fushe me drejtuesit e skuadrës. Por gjithë këtyre problemve i shtohet edhe një tjetër, që mban emrin e yllit argjentinas. 6 herë fituesi i Topit të Artë mësohet nga “Cadena SER” se ka vendosur të ndërpresë bisedimet për rinovimin e kontratës me Barcelonën.

Palët kanë një marrëveshje deri në verën e vitit 2021, pas së cilës Mesi mund të jetë një lojtar i lirë dhe të largohet me parametra 0 nga gjigantët spanjoll. Barcelona ka nisur të ndjejë frikën e një vendimi të tillë, pasi humbja e një lojtari si sulmuesi argjentinas do të lërë pasoja të mëdha në klubin katalanas. Një martesë kjo që premtohej të zgjaste përgjithnjë, por që me sa duket po i vjen fundi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *