Kohët e fundit ka patur shumë kritika për ekipin e Juventusit se bën shpenzime të panevojshme për lojtarë që nuk luajnë asnjëherë, madje disa prej tyre janë shprehur se për shkak të këtyre transfertave bardhezinjtë janë në borxhe të mëdha. Megjithatë gazetari i dedikuar për financat e klubeve, Marko Iaria, në një intervistë për“ Gazzeta Dello Sport”, ka raportuar se me shitjen e Miralem Pjaniç, “Zonja e Vjetër”(62 milionë euro) ka arritur fitimin më të madh në historinë e vetë.
Totali i fitimeve për klubin bardhezi në sezonin 2019-2020 do të jetë 160 milionë euro, e cila është shifra më e madhe e arritur ndonjherë nga skuadra numër një e qytetit të Torinos. Sipas statistikave, në këto fitime kanë ndihmuar edhe të drejtat televizive dhe reklamat të cilat kanë ardhur në rritje që nga ardhja e Ronaldos në ekip. Fanellat e shitura nga portugezi janë të shumta, të cilat kanë gjeneruar fitime mjaft të mëdha. /Sport Ekspres/