“Tymnaja për të prishur harmoninë”, Tirana paralajmëron: Do ndjekim procedurat ligjore për shpifje e bëra

Tirana shfaqi një fytyrë tjetër nga ajo që jemi mësuar ta shohim përherë në kampionat, duke iu dorëzuar në pjesën e dytë Bylisit në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Nisur nga kjo përmbysje, nisën të hidhen edhe hije dyshimi për një trukim të ndeshjes. Vetë presidenti Halili do të mohonte këto akuza, ndërsa theksoi se ishte i gatshëm të bëhej analiza dhe hetimi i këtij takimi.

Ndërkohë tashmë është edhe vetë klubi që vjen me një reagim zyrtar lidhur me këtë çështje. Tirana mohon kategorikisht këto akuza të ngritura dhe thekson se e gjitha bëhet për të prishur harmoninë e ekipit. Bardheblutë premtojnë transparencë, por nga ana tjetër paralajmërojnë se do të ndjekin rrugën ligjore për shpifjet e bëra në lidhje me takimin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Reagimi i plotë:

Duke mare shkak nga situata e krijuar në media kundrejt sfidës KF Tirana – FK Bylis, KF Tirana rrëzon poshtë të gjitha akuzat drejtuar saj. Nënvizojmë se klubi kurrsesi nuk mund të bëhet pjesë e asnjë skenari të stisur dhe i qëndron besnike objektivave te sezonit. Të gjitha këto tymnaja krijohen per të prishur harmoninë dhe pozitivitetin që mbizotëron në klub. Jemi të gatshëm të analizojmë të gjithë situaten dashakeqe dhe mëse të gatshmëm për ta ndjekur atë në organet kompetente. Asnjë aludim nuk mund të hedhë poshtë atë objektiv për të cilin ky ekip punon cdo ditë.
Ftojmë të gjitha mediat të jenë sa më korrekte në pasqyrimin e materialeve të tyre pasi klubi yne do të jetë transparent për gjithcka ndodh në familjen tonë. KF Tirana do të ndjëkë të gjithë procedurat ligjore për shpifjet e bëra mbi këtë sfidë. Ky proces do të jetë i vlefshëm për të gjithë personat që do të perpiqen të dëmtojnë imazhin e klubit më të madh në vend.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *