“Nuk duam asgjë të dyshimtë”! Tifozët e Tiranës dalin kundër Halilit, e quajnë sërish si “ish-presidenti”

Kur gjithçka po shkonte në përsosmëri me Tiranën, ka ardhur ndeshja e sotme ndaj Bylisit për Kupë që ka krijuar shumë polemika me përmbysjen në shifrat 2-1. Nëpërmjet një reagimi në Facebook, tifogrupi besnik i bardhebluve, “Tirona Fanatics” janë shprehur se nuk dëshirojnë asgjë të dyshimtë. Njëkohësisht duke dalë sërish kundër Refik Halilit si më parë, për ta etiketuar si “ish-presidenti”. /Sport Ekspres/

Reagimi i plotë

TF nuk mbeshtet ne asnje moment teatrin e shemtuar apo pazaret personale te ishpresidentit&co…

Asnje gje e dyshimte apo asnje fitore fallco nuk mund te na kenaqi ne…

Ne mbeshtesim pa kushte ngjyrat bardheblu dhe denojme cdo akt te turpshem e te dyshimte te ishpresidentit amator&co…

TIRONA NUK ESHTE MALL PER PAZAR!

#ForcaTirona
#ForcaBardheblu
#JobixhozmeTironen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *