“1.8 milionë euro të hedhura kot për “Champions League”, Taulant Balla i del kundër RTSH: 40 mijë euro për ndeshje nuk i bëjnë nder

Kreu i grupit paralamentar të PS-së, Taulant Balla, ka dalë kundër vendimit të RTSH-së që shpenzoi një shumë të konsiderueshme nga të ardhurat për t’iu bashkangjitur të drejtës së transmetimit të “Champions League”. Sipas Ballës ky është një shpenzim qefi dhe që kushton tmerrësisht shumë,  ndërsa i ka bërë thirrje këshillit drejtues që ta anulojë kontratën prej 1.8 milionë eurosh të bërë për transmetimin e këtyre takimeve.

“Nuk mund të toleroj, pasi me këto para blihen sisteme transmetimi që mbulohet çdo zonë në Shqipëri. 1.8 milionë euro për Champions League, 40 mijë euro për një ndeshje futbolli, as e para dhe as e dyta, po e treta në renditje, nuk i bëjnë nder TVSH. Nuk ka asnjë televizion shtetëror, as BBC, as Rai, që të harxhojë para kështu. Ne duam që Televizioni Publik të vazhdojë të bëhet i domosdoshëm ashtu si edhe gjatë pandemisë. Po ne si Kuvend nuk mund të duartrokasim vendimin që të jepen 1.8 milionë euro për “Champions League”. Për këtë televizion paguajnë qytetarët shqiptarë dhe duhet të jetë në shërbim të tyre, prandaj i bëj thirrje ta anulojnë këtë shpenzim të kotë”, u shpreh Balla. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *