VIDEO/ Bashkëpunim perfekt shqiptarësh!  Kryeziu shënon supergol me kokë, “i lan borxhin” me penallti Kolollit

Futbollistët shqiptarë vazhdojnë të shkëlqejnë në Zvicër. Kololli ka qenë protagonist këto javë me skuadrën e Zyrihur aq sa trajneri ka vendosur ta aktivizojë në sulm. I rëndësishëm ka qenë edhe sot së bashku me një tjetër futbollist shqiptar, Mirlind Kryeziu. Ky i fundit do të shënonte një supergol me kokë në minutën e 31-të kundër Thunit. Një top i harkuar nga këndorja nga këmbët e Kolollit shfrytëzohet më së miri nga Kryeziu, që e dërgon sferën në trekëndësh.

Ndërkohë në minutat shtesë të pjesës së parë, do të ishte mesfushori shqiptar që do i “kthente borxhin” bashkëkombasit të tij. Kryeziu rrëzohet në zonë dhe pas rishikimit të pamjeve me VAR, gjyqtari drejton dorën nga pika e bardhë e penalltisë. Prej aty do të ishte Benjamin Kololli ai që do të shënonte edhe golin e dytë, duke i ngushtuar shifrat në 3-2 në ndeshjen që poluhet kundër Thunit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *