Vedat Muriqi prej kohësh ka rënë në radarët e klubeve të njohura europiane. Paraqitjet e sulmuesit shqiptar kanë qenë pozitive, ndërsa edhe shifrat flasin për të. 15 gola në 28 ndeshje për të këtë sezon e bëjnë një nga sulmuesit më të mirë të elitës turke. Media “A spor“ bën të ditur se interesimi për lojtarin dardan vazhdon, me West Bromwich që kërkon ta sjellë Muriqin në Angli.
Megjithatë kërkesat e Fenerbahçes janë të larta dhe dëshiron të përfitojë sa më shumë nga shitja e futbollistit të saj. Media në fjalë zbulon gjithashtu edhe ofertën zyrtare të mbërritur nga klubi i njohur i Tottenham. Plot 19 milionë euro ka vënë në dispozicion ekipi i Mourinho-s, por gjigantët turq kërkonin 28 milionë, duke bërë që në fund të mos kishte një shtërngim duarsh. Por duket se tani Fenerbahçe është penduar për ofetën, pasi kërkon nga West Bromwich një shumë të paktën sa ajo e Tottenham./Halit Delibashi-Sport Ekspres/