Drejtori i Tiranës, Arbi Laçi, ka folur pas zhvillimeve të shumta që vijnë nga bardheblutë. Kryeqytetasit janë me një dorë në titullin kampion dhe presin që t’i mbyllin të gjitha llogaritë ndaj Kukësit. Por detyra do të jetë e vështirë pasi vuajnë disa mungesa dhe verilindorët ende nuk janë dorëzuar nga ëndrra e tyre për t’u shpallur kampion, pavarësisht se 9 pikë diferencë me Tiranën janë shumë.
Në një intervistë për “Top Channel”, Laçi i komenton të gjitha. Për ta nisur nga largimi i Albi Dokës te Gorica. Fatkeqësisht për Tiranën që nuk do të përfitojë asnjë të ardhur nga kjo “shitje”, që në fakt nuk mund të konsiderohet saktësisht e tillë pasi mbrojtësit i mbaron kontrata dhe do të iki si lojtar i lirë. Drejtori i bardhebluve ka thënë që është bërë gjithçka për të rinovuar me Dokën dhe nuk është arritur. Gjithashtu ka edhe një koment për vazhdimësinë e Egbosë, po nuk mund të mungonte falenderimi për sukseset.
“Është viti i fundit i një kontrate tre vjeçare te Dokës përgjatë verës se kaluar dhe më parë kemi negociuar rinovimin gjë qe futbollisti nuk e ka pranuar. Nuk ka pasur oferta konkrete me shifra te kënaqshme për të bërë transferim të Dokës verën e kaluar, por mund t’ju zbuloj qe kemi rinovuar kontratën me Çelhaken dhe Ismailgecin ndërkohë qe jemi shumë pranë përfundimit te një transferimi te Ernest Muçit ne nje kampionat europian.
Në përfundim te këtij sezoni do te ulemi jo vetëm me Egbo por te gjithë ata te cilën kontribuan dhe nuk kanë kontratë por dhe ata qe kanë për t’i riparë dhe përmirësuar kushtet e kontratave. Meqë flasim per trajnerin jam falenderues sepse na ktheu buzeqeshjen dhe qetesinë që na duhej për të festuar me trofe kete vit te 100 jubile te klubit”, tha Laçi.
Në fund ka edhe një thirrje për organet kompetente në Shqipëri që të shohin lejimin e tifozëve me rregulla ashtu siç edhe po ndodh në shumë vende të Europës.
“Përfitoj nga rasti të bëj një apel që stadiumet të rinisin të hapen ndoshta me protokollet e caktuara dhe pse jo për të shkuar tek një ditë e madhe me praninë e njerëzve që e meritojnë ta shijojnë. Jo vetem ata të Tiranës por gjithë shqiptarët të shohin një festë të madhe në një datë që përkon dhe me festimin e titullit kështu që nuk mendoj per Kukësin dhe Partizanin, por tek matematika që na con tek festa e madhe e 100 vjetorit”, ka mbyllur Arbi Laçi. /Sport Ekspres/