Griezman nuk po arrin që të gjejë shkëlqimin e dikurshëm te Atletiko Madridi me Barcelonën. Dikur një yll në La Liga, ndërsa me katalanasit ashtu siç ndodhi edhe në ndeshjen e mbrëmshme, u aktivizua vetëm në minutën e 90 të takimit.
Pra një ulje e figurës së këtij futbollisti që do të nënshkruante me bujë të madhe te Barcelona. Trajneri Setien e ka aktivizuar kur ndeshja ishte thuajse e mbyllur teksa u shpreh: “Mendova se do të shpikte diçka. Duhet të ketë vazhdimësi, unë do të flas me të, por nuk do t’i kërkoj falje”.
Nga ana tjetër kur Simeone është pyetur në lidhje me këtë çështje rreth rënies së Griezman, e ka kaluar shkurtimisht: “Nuk kam koment”, duke u larguar nga intervista. /Sport Ekspres/