Analiza taktike/ I tregoi kritikëve se ndeshja përmbyset edhe pas minutës së 70, kështu Egbo fitoi ndaj Dajës

Analiza taktike e bërë nga ana e Oltijon Kërnajës për “Sport Ekspres”

Skëndërbeu- Tirana! Kjo ishte ndeshja përmbyllese e javës ku Skënderbeu vinte me shumë mungesa.

Formacioni

1-4-3-3

Kolici

Dwumfour-Dita-Pëllumbi-Imami.

Elezi-Daja-Mara

Gripshi-Krasniqi-Mensah

Tirana vinte me të njëjtin rreshtim, në vend të Hoxhallarit të skualifikuar luante i riu Ismajlgeci.

Formacioni:

Lika

Doka-Vangjeli-Muca-Ismajlgeci

Batha-Celhaka-Torasa

Cobina-Ngo-Cale

Ndeshja ka dy tablo. Pjesa e parë u dominua nga ekipi korcar ndërsa e dyta u dominua nga eksprienca bardh e blu. Daja duke e njohur mirë ekipin e Tiranës, kishte aplikuar presingun e lartë, për të bllokuar aksionet e Tiranës që në nisje, e cila rezultoi shumë efikase gjatë gjithë pjesës së parë! Presingu i lartë dhe aksionet shumë të shpejta sollën shumë probleme për mbrojtjen e Tiranës.

Tirana kishte menduar tjetër mënyrë loje nga Skënderbeu, ku Gripshi, Krasniqi dhe Mensah nuk linim qe aksionet të fillonin lirshëm. Kjo solli probleme edhe në rezultat, në pjesën e parë, e cila u fitua nga Skënderbeu.

Tirana ndryshoi pjesën e dytë, jo në lojtarë por në mënyrën e të luajturit! Tirana u pa më agresive, sidomos me vertikalizimet drejtë Cobina dhe Cale, të cilët shërbenin për Ngo. Trajneri Egbo edhe një herë tjetër tregoi që ka besim tek grupi i vetë dhe tek të gjithë lojtarët, veproi po njëlloj si në Durrës, nuk bëri asnjë zevëndësim ,edhe pse ishte ne disavantazh! Kjo për t’i treguar edhe ‘kritikëve’ që ndeshja kthehet edhe pas minutës së 70. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *