Nga Klaudio Ndreca
Etrit Berisha është surprizuar jo pak nga vendimi i stafit të Atalantës që zgjodhi ta largojë, duke mbajtur si portier të parë Golini. Asgjë të jashtëzakonshme nga ky gardian i ri, por që arriti të fitojë besimin e Gasperinit.
Në kohën kur të dy portierët e sipërpërmendur ishin te Atalanta, trajneri u shpreh se do të luanin në formën e ruletës. Pra disa ndeshje do të ishin për Berishën dhe në të tjerat do të gjendej Golini.
Me fatin në krahë dhe kur Atalanta po arrinte që të fitonte duke nisur ecurinë e artë, ishte Golini si titullar dhe që do të fitonte vendin e titullarit. Por në ato takime nuk do të tregohej deçiziv për ekipin, ndërsa Berisha u transferua te ekipi nga Bergamo kur këta të fundit po luftonin për të mos rënë nga Seria A.
Menjëherë tregoi gjithë eksperiencën e tij duke u shpëtuar në jo pak herë skuadrën. Gjithsesi për portierin e Shqipërisë mbërriti aventura e re te Spal. Në këto momente Atalanta po mendon për shitjen e Golinit në “Premier League”, ndërsa portieri që do ta zëvendësojë nuk do të jetë Berisha, por po mendohet për Matia Perin. /Sport Ekspres/