Merkato e verës në Superiore do të ndizet dhe vetëm në kryeqytet. Megjithëse nuk kemi shkuar ende te koha kur klubet kanë të drejtë për të transferuar lojtarët, deri në këto momente kemi dëgjuar jo pak zëra.
Futbollistë që kërkojnë të kalojnë nga Partizani te Tirana, por edhe e anasjellta, janë rastet e shtuara të ditëve të fundit. Sa i përket Alban Hoxhës i është dhënë “fund” historisë, pasi do të vazhdojë të jetë pjesë e të kuqëve.
Ndërkohë “Panorama Sport” raporton se kampionët aktualë të Superiores kanë një dëshirë për të transferuar në verë, duke kërkuar sulmuesin kryesor të Tiranës. Pikërisht Micheal Ngo, që ka disi një tip të vështirë dhe sjellë shpeshherë polemika brenda grupit, por edhe shumë aftësi që bëjnë diferencën. /Sport Ekspres/