Arlind Ajeti e dërgon topin në portën e tij, mes tetë golave në Danimarkë ka dy vepra shqiptarësh

Vejle ka fituar me rezultatin 5-3 ndaj Hvidovres, në një ndeshje që ka prodhuar shumë emocione dhe lojë të bukur. Arlind Ajeti, mbrojtësi shqiptar u tregua tërësisht i pafat teksa në minutën e 20 të takimit pas një krosimi që do të vinte nga krahu i majtë i sulmit të kundërshtarëve, do të dërgonte topin në portën e tij.

Ndërkohë vetëm një minutë më vonë, pra në të 21, ishte Mucolli që riktheu avantazhin te Vejle. Kur pritej mbyllja e pjesës së parë erdhi një tjetër gol nga një prej lojtarëve shqiptarë, por këtë herë i përkiste Hvidores. Sulmuesi Lirim Qamili barazoi shifrat përpara se vendasit të “vrisnin” ndeshjen dhe aktualisht gjenden në vendin e parë të renditjes në Kategorinë e Parë të Danimarkës duke kërkuar rikthimin në elitë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *