Mrekullia që po arrin të bëj të mundur trajneri Egbo me Tiranën, pavarësisht humbjes së marrë ndaj Teutës, ka tërhequr vëmendjen e mediave në Nigeri. Kjo pasi flitet për statistika mbreslënëse të ndeshjeve të fituara dhe për këtë arsye Egbo ka dhënë disa intervista në vendin e tij. Këtë herë duke i dhënë një dorë edhe sulmuesit të bardhebluve, Ngosë, duke kërkuar që Kombëtarja e Nigerisë t’i dërgojë ftesën.
“Ngo është lojtari që ka dhënë më shumë asist te Tirana dhe një nga golashënuesit më të mirë. Në ndeshjen e fundit kundër Vllaznisë ka arritur të shënojë një gol dhe ka dhënë dy asist. Unë e humba vendin tim te Kombëtarja e Nigerisë kur shkova në Shqipëri, pasi shumë trajnerë e shohin si kampionat të vogël.
Por nuk e dini sesa shumë është zhvilluar dhe se futbolli është bërë masiv atje. Atje janë sulmues nigerianë që po bëjnë mirë, Kyrian Nëabueze, që ka pasaportë amerikane dhe ishte golashënuesi më i mirë para se të dëmtohej. Pra keni shumë nga ata lojtarë që habiten se përse nuk janë ftuar. Duhen ta marrin një ftesë nga Nigeria pasi janë lojtarë të mirë dhe meritojnë mundësinë. Unë besoj se Ngo është mjaftueshëm i mirë për Nigerinë, ka luajtur te Liverpuli në akademi me Rahem Sterling. Ka eksperiencë shumë të mirë, është i gjatë, gati dy metër, i fortë dhe i mirë në lojën një kundër një”, ka thënë Egbo. /Sport Ekspres/