“Raketë pa benzinë”! Trajneri i Werderit sulmon Rashicën: Nuk ka bërë asgjë!

Shkëlqimi dhe rënia e Milot Rashicës! Ky është perifrazimi më i mirë në lidhje me situatën e sulmuesit shqiptar që nuk ka shënuar asnjë gol për vitin 2020.

“Raketa pa benzinë”, kështu e kanë cilësuar mediat gjermane heroin e dikurshëm të Werderit, që i shënonte të gjithë ekipeve të mëdha. Madje u përfol edhe interesimi i Liverpulit për Rashicën, me zërat mediatik që ndikuan te performancat e këtij lojtari.

Trajneri Kohfeld do i dilte në mbrojtje, por pasi asgjë nuk ndryshoi, në ndeshjen e fundit ndaj Mainzit e la në stol duke mos e aktivizuar për asnjë minutë. “E kam parë Rashicën në ndeshjet e fundit dhe nuk ka ndërmarrë asnjë aksion të rrezikshëm”, u shpreh Kohfeld, që rrezikon me Werderin rënien nga Bundesliga. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *