Drama vjen nga Ballshi! Isli Hidi është “makthi” i Skënderbeut, portieri që thyen Dajën pas 9 ndeshjeve

Një dramë e vërtetë vjen nga Ballshi atje ku takimi mes Bylisit dhe Skënderbeut është vendosur vetëm në minutën e fundit të shtesës. Fitore e ardhur pikërisht nga këmbët e portierit Isli Hidi, që nuk do të gabonte nga 11-metrat, pas penalltisë së fituar nga ana e Pecit.

Fillimisht gardiani i Bylisit ka kërkuar një konfirmim nga trajneri Dovedan, për të marrë përsipër këtë përgjegjësi. Ndërkohë te krahu i korçarëve ishte përgatitësi i portierëve Bozhiqi që udhëzoi Kolicin për të pritur deri në momentin e fundit. Por pavarësisht kësaj, topi do të kalonte nga njëra anë dhe portieri i Skënderbeut në tjetrën. Një fitore që ndihmon Bylisin t’i largohet prej 4 pikësh Vllaznisë, ndërsa korçarët marrin humbjen e parë në kampionat pas 9 ndeshjeve. /Sport Ekspres/

 

Bylis: Hidi, Shkalla, Goxhaj, Ndreca, Ntepe, Janku, Ujkaj, Murataj, Mocone, Hadroj, Murataj, Guindo

Skënderbeu: Koliçi, Meksi, Imami, Pëllumbi, Jashanica, Elezi, Daja, Mara, Gripshi, Bregu, Krasniqi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *