VIDEO/ Partizani shfrytëzon kalendarin, Bardhi çliron Sormanin dhe i jep fitoren kundër Flamurtarit

Partizani ka shfrytëzuar më së miri kalendarin që i erdhi si ndihmë në këto momente të vështira, duke mposhtur Flamurtarin me shifrat 1-2. Pas goleadës ndaj Luftëtarit javën e shkuar, të kuqtë rrëmbejnë sërish tre pikët, por këtë herë rruga dret tyre nuk ka qenë e lehtë. Edhe pse i rënë nga kategoria dhe pa objektiva këtë sezon, Flamurtari është munduar t’ia vështirësojë punën Partizanit ditën e sotme.

Bitri do të kalonte kryeqytetasit në avantazh në minutën e 36, por gëzimi për të kuqtë nuk do të zgjaste shumë. Vlonjatët befasojnë në kundërsulm Partizanin dhe pas vetëm dy minutash rikhtejnë baraspeshën. Megjithatë ishte pikërisht Bardhi ai që do të sillte 3 pikët në pjesën e dytë për demat e kuq ku me një goditje me kokë në minutën e 67 mposht portierin kundërshtar dhe i jep fitoren të tijve. Një fitore kjo që çliron të gjithë në kampin kryeqytetas, njëkohësisht edhe trajnerin Sormani, i cili tashmë marrë frymë lirisht pas atyre rezultateve zhgënjyese në krye të ekipit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

FLAMURTARI: Moçka, Balilaj, Qarri, Pjeshja, Hoxhaj, Rrapaj, Ramos, Oliveira, Haruni, Diamanti, Ribaj.

PARTIZANI: Teqja, Idrizaj, Bitri, Boldor, Trashi, Telushi, Broja, Kordeiro, Çinari, Llanaj, Bardhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online