VIDEO/ “Cilin gol festuat më shumë“? I pari për kuqezinjtë në Europian, UEFA kujton golin e paharrueshëm të Sadikut

Sot 4 vite më parë Shqipëria do të shënonte golin e vetëm në një kompeticion madhor siç ishte Euro 2016. Një krosim perfekt në zonë dhe një gjahtar goli si Sadiku do e dërgonte topin në rrjetë në ndeshjen e fundit në grupe kundër Rumanisë. Një gol i paharrueshëm ky për të gjithë shqiptarët, teksa vlente edhe 3 pikët e para në atë kompeticion. Duke bërë kështu që kuqezinjtë e De Biazit ta mbyllnin me kokën lart ëndrrën e tyre.

Ndërkohë UEFA e sjell edhe një herë në kujtesë këtë gol historik për Shqipërinë, duke e shpërndarë në faqen e vetë zyrtare në rrjetet sociale.  “Cilin gol të Europianit festuat më shumë? Armando Sadiku shënoi golin e parë të Shqipërisë në një kompeticion madhor për t’i dhënë ekipit të tij një fitore 1-0 kundër Rumanisë në Euro 2016”, shkruhet në faqen e “UEFA EURO 2020”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *