Nga Klaudio Ndreca
Astrit Selmani ka bërë një debutim ëndrrash në elitën e futbollit të Suedisë. Pasi ka shkëlqyer me ekipin e Varbergs në kategorinë më të ulët, kishte ardhur momentin për të fituar vëmendjen e të gjithëve në kampionatin e parë. Menjëherë arriti që të shënonte dy gola dhe të dhuronte një asist, në fitoren e marrë me rezultatin 0-3 në transfertën e Helsinborg. Pra çdo gol i ardhur nga ana e Varbergs, kishte si protagonistin kryesor Selmanin.
Kjo ka mjaftuar që trajneri i tij suedez, Joakim Person, t’i jepte edhe vlerësimet më të larta. “Është një lokomotivë me avull. Kjo është arsyeja pse i kemi dhënë shiritin e kapitenit, ai tregon rrugën me punën e tij të palodhur, ashtu si bëri vitin e kaluar. Selmani është i mprehtë. Ai shënon në çdo mënyrë, me by*** e tij, me gjunjët, me të majtën, me të djathtën dhe me parabël”.
Por me cilën Kombëtare do të luajë Selmani? Futbollisti 23-vjeçar është me rrënjët nga Kosova, ndërsa si mundësi është edhe Shqipëria. Megjithatë vetë sulmuesi e ka pranuar për mediat në Suedi që si plan të parë ka që të presë ftesën nga kombëtarja suedeze. Nëse kjo nuk do të ndodhë, atëherë do të shqyrtohen edhe variantet e tjera. /Sport Ekspres/
Astrit Seljmani sätter @VarbergsBoISFC:s historiska första mål i #Allsvenskan när han ger laget ledningen borta mot @HelsingborgsIF ?pic.twitter.com/JWfmBcjBNg
— Allsvenskan (@AllsvenskanSE) June 15, 2020
Mål nummer 16: Helsingsborgs IF 0-3 Varbergs BoIS
Målgörare: Gustaf Norlin ?? (1 mål, 0 assist)
Assist: Astrit Seljmani ?? (2 mål, 1 assist) pic.twitter.com/mwZQwKh2SQ— Ludvig (@iamludvighth) June 15, 2020