Partizani është duke i nxjerrë mllëfin e këtyre humbjeve të fundit Luftëtarit, teksa po fiton me rezultatin 4-1. Vetëm Eraldo Çinari ka arritur që të shënojë tripletë dhe Boldor ka dërguar topin në rrjetë me kokë, për ta bërë të lehtë triumfin në këtë përballje, ndërsa mbeten edhe 45 minuta të tjera për t’u zhvilluar.
Ndërkohë Edmond Dosti, figura e njohur e Partizanit, ka bërë një ironi në rrjetet sociale me trajnerin Sormani. Ky i fundit nuk tregoi aspak përgjegjshmëri në humbjen e fundit, duke mos dalë të shpjegojë për tifozët arsyet e dështimit, por u kalua dhe u braktis konferenca duke thënë se kishte një problem me grykët dhe zëri nuk ishte i mirë. /Sport Ekspres/