Nga Klaudio Ndreca
Në javët e fundit në Gjermani është folur shumë sa i përket ndëshkimeve me kartonë të Klaus Gjasulës, që po vendoste rekorde të reja. Por njëkohësisht edhe duke përmendur jo pak herë edhe Tomasz Hajton, që ishte i paprekshëm që nga sezoni 1998-1999, teksa ishte ndëshkuar 16 herë me Duisburgun.
Pas ndeshjes së fundit të mesfushorit shqiptar ndaj Werder Bremenit, edhe Hajto është më i qetë. Kjo pasi njerëzit nuk do ta mbajnë në kujtesën e tyre si lojtari më agresiv dhe që është ndëshkuar më tepër në Bundesligë, ndërsa paralelisht në karrierë ka rritur të fitojë edhe dy Kupa me Shalken 04, por për to nuk flet askush.
Në një intervistë të fundit që u transmetua në “Sky”, Hajto është shprehur: “Më në fund Gjasula e ka thyer rekordin. Tani kam paqe dhe qetësi. Ende kanë mbetur edhe tre ndeshje, ku duhet të mbushet numri i 20 kartonëve. Vetëm kështu nuk mund t’ju heq njeri nga kujtesa lehtë”, ka thënë Hajto. /Sport Ekspres/