Një episod i çuditshëm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në ndeshjen mes Majorkës dhe Barcelonës, teksa një tifoz ka hyrë në fushë. Normalisht që veprime të tilla ka pasur gjithnjë në botën e futbollit, por këtë herë flasim për një periudhë të pazakontë pasi stadiumet janë të boshatisur dhe nuk lejohet prania e tifozëve.
Megjithatë tifozi i ri ia ka dalë të kalojë sigurinë e stadiumit dhe me fanellën e argjentinës së Mesit, ka hyrë për të plotësuar ëndrrën e tij, të shkrepte një foto me yllin e Barcelonës. Në fund ia ka arritur qëllimit dhe ia ka dalë të bëjë selfie me Mesin dhe Jordi Alba-n, por punonjësit e sigurisë e kanë detyruar që t’i fshijë menjëherë.
“Ishte një përvojë e bukur, kapërceva një mur 2-metër. Ëndrra ime është që të kem një foto me (Lionel) Messin, unë kam ardhur për të, kam bërë fotografi dhe policia më ka detyruar që t’i fshij ”, ka thënë pas ndeshjes tifozi për “Cadena COPE”./Hali Delibashi-Sport Ekspres/
Seyircisiz oynanan Barcelona-Mallorca maç?nda, sahaya bir seyirci dald?. ?ah?s, Jordi Alba ile selfie çekildikten sonra d??ar? ç?kar?ld?.
Önemli olan, tüm bunlar?n, yay?nc? kurulu? taraf?ndan yay?na verilmemesi.
Bizde olsayd?, adam?n mimiklerine kadar görebilirdik! pic.twitter.com/qj639ijMmB— Kame Raman (@AnkarAfsin46) June 14, 2020