Vetëm 3 minuta dhe interi ka gjetur golin e parë në ndeshjen e kthimit ndaj Napolit. E çfarë mënyre për të shënuar! I kritukuar për ngërçin e golit me fanellën zikaltër, Eriksen i mrekullon të gjithë duke shënuar nga goditja e dënimit. Nuk është nevoja për asnjë lojtar të Interit të shtyjë topin me kokë, pasi me goditjen e mesfushorit danez topi e ka gjetur vetë rrugën e rrjetës.
Kështu ekipi i Contes e nis sfidën i karikuar dhe është gati të kapë finalen, pasi me gëtë gol të pabesueshëm ka rihapur edhe njëherë takmin. Ndeshja e parë në Milano ka përfunduar me shifrat 0-1 për Napolin, që duket se do të ketë një punë të vështirë mbrëmjen e sotme. Ndërkohë kujtojmë se titullar nga minuta e parë ka qenë edhe mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
?? O golo do Eriksen! https://t.co/ouINMkoMl2
— ?????? (@d20fernandes) June 13, 2020