“Sot nuk ka më kohë të gjejmë fajtorët”! Një letër publike për Voltana Ademin, Vajushi kërkon VLLAZNINË

Ermir Vajushi vazhdon që të ngrejë zërin për privatizimin e Vllaznisë dhe kalimin e timonit drejtues te Alban Xhaferi për të kthyer skuadrën e lavdishme. Ky i fundit ka bërë një histori suksesi me ekipin e basketbollit dhe për këtë arsye kërkohet që të kalohet projekti edhe në futboll.

Por nga ana tjetër nuk do të jetë shumë e lehtë, pasi gjuha e përbashkët duhet të gjendet me Vllazninë. Vajushi që tashmë njihet nga sportdashësit shkodran, pasi i është dedikuar me analiza dhe informacione vetëm kësaj skuadre, ka bërë një kërkesë dhe letër publike për Kryetaren e Bashkisë, Voltana Ademin, por njëkohësisht edhe Kryetaren e Këshillit Bashkiak Shkodër, Brisela Kadia. /Sport Ekspres/

“E nderuar Kryetare e Bashkisë Shkodër Znj.Voltana Ademi,

E nderuar Kryetare e Këshillit Bashkiak Shkodër Znj.Brisela Kadia,

Nëpërmjet kësaj videoje dua t’ju bëj një thirrje publike në emër të të gjithë dashamirësve të KF Vllaznia që nëpërmjet një sondazhi të krijuar pak ditë më parë në Facebook më kanë dhënë të drejtën që t’ju drejtohem publikisht në emër të të gjithëve. Njerëz të kategorive të ndryshme, me pak fjalë është një qytet i tërë që I’u drejtohet! Ajo që ne kerkojmë është shumë e thjeshtë dhe janë vetëm dy gjëra!

1. Hapja e procedurave në mënyrë URGJENTE, për shitjen e aksioneve të KF Vllaznia SHA.

2.Marrja në konsideratë e kërkesës zyrtare të bërë nga Z.Alban Xhaferi dhe bashkëpunimi IMEDIAT me të.

Sot nuk ka më kohë që të gjejmë fajtorët që e dërguan Vllazninë në këtë gjendje, me borxhe të shumta, me probleme pa fund, por sot është koha që të gjithë të bashkohemi duke filluar nga ju që i keni gjërat në dorë e duke përfunduar tek tifozi më i thjeshtë, në mënyrë që të gjejmë një zgjidhje sa më të shpejtë, sa më të mirë dhe konstruktive. Unë personalisht dua të besoj që ju e keni vullnetin e mirë për ta zgjidh këtë situatë, për Vllazninë, për tifozët dhe për të gjithë qytetin e Shkodrës. Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj dhe zgjidhjen sa me shpejt të kësaj situate i’u uroj punë të mbarë. Ermir Vajushi në emër të tifozëve të Vllaznisë”, përfundon deklarata e tij publike. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *