Juventus është përballur ndaj Milanit duke barazuar pa gola në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Italisë. Pas këtij rezultati janë bardhezinjtë ata që kanë shkuar në finale, pasi ndeshja e parë u mbyll me rezultatin 1-1.
Arbitri Orsato kishte shumë punë për të bërë në fillimin e ndeshjes. Fillimisht për të akorduar një penallti me VAR në favor të Juventusit ku si protagonist ishte Kristiano Ronaldo, me portugezin që gaboi nga pika e bardhë.
Nuk kaluan shumë sekonda për të mbërritur te kartoni i kuq për Rebiç pas ndërhyrjes së tepruar që do të bënte ndaj kundërshtarit. Por me çfarë note mund të vlerësohet drejtësia në këtë përballje? Sipas ish-arbitrit Mauro Bergonzi për “Tuttomercatoëeb”, duhet të jepet nota 7. “Nota 7 është për Orsaton, ka një qasje të mirë dhe vendime të sakta. Te penalltia ishte perfekt! Ndërkohë edhe arbitrat te VAR-i meritojnë vlerësim të lartë, ishin të mirë në punën e tyre. Vepruan në mënyrë perfekte te penalltia për të lajmëruar Orsaton”, u shpreh Bergonzi. /Sport Ekspres/