E bujshme/ Vrioni merr ftesën e Sarrit, sulmuesi shqiptar thirret nga Juventusi për ndeshjen me Milanin

Një lajm i mirë vjen nga Italia. Xhakomo Vrioni ia ka dalë të sigurojë një vend në listën e Sarrit për ndeshjen e sotme kundër Milanit. Juventusi do të synojë finalen e Kupës së Italisë, por fillimisht duhet të kalojë kuqezinjtë në ndeshjen e kthimit të gjysmë-finales. Sulmuesi shqiptar ka qenë në stërvitje të pandërprerë me ekipin e parë të Juventusit që nga momenti i rikthimit pas pandemisë dhe puna e bërë prej tij ka marrë tani shpërblimin.

Nisur nga mungesa e Higuain dhe nga kalendari i ngjeshur që i pret bardhezinjtë përpara, Vrioni ka shfrytëzuar kështu mundësinë që i është dhënë dhe e sheh veten tashmë në 23 lojtarët që Sarri do të ketë në dispozicion mbrëmjen e sotme. Një hap i madh ky për lojtarin kuqezi, i cili tashmë duhet të shpresojë për të zbritur edhe në fushën e lojës dhe të bëjë debutimin e tij me fanellën bardhezi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *