Giorgo Chiellini ka ngritur në piedestal figurën e Cristiano Ronaldos duke e krahasuar atë me “mesinë”, që nga latinishtja do të thotë shpëtimtar i botës. Për një intervistë të dhënë për gazetën prestigjoze “Corriere dello Sport”, qëndërmbrojtësi shpjegon me detaje se pse gjtihë ekipi duhet të luajë për të.
“ Viti i parë në Torino ishte special. Ai e ngriti nivelin e ekipi shumë shpejt, është “mesia” i futbollit. Kur ke një lojtar të tillë që luan mirë me topin dhe shënon përherë është normale që një lojtar t’ia pasojë përherë topin. Nuk është e çuditshme të luash vetëm për të. Prezenca e tij është një vlerë e shtuar për ekipin tonë, duhet ta menaxhojmë shumë mirë.”- u shpreh Chiellini.
Skuadra e Juventusit është në vendin e parë në kampionat në kuotën e 63 pikëve, e ndjekur nga rivali kryesor, Lazio, që ka grumbulluar 62 pikë. Lojtari kryesor i ekipit, “CR7”, ka shënuar 21 gola në kampionat, vetëm 6 gola më pak se udhëheqësi i tabelës, Immobile, që ka goditur 27 herë rrjetën. /Sport Ekspres/