Nga Klaudio Ndreca
Djibril Cisse ishte një prej sulmuesve të njohur në Europë dhe ka përfaqësuar shumë fanella të skuadrave me histori, ku në periudhën kur ishte te Liverpuli pati edhe momentin e artë. Megjithatë në vitin 2018 mori vendimin për të lënë futbollin, duke varur kështu këpucët në gozhdë.
Tingëllon e habitshme, por Cise do të rikthehet në futbollin e luajtur. Sipas asaj që raportojnë mediat prestigjoze në Francë, Dijon kërkon që të rikthejë këtë sulmues. Teksa la futbollin do të niste një punë të re si DJ, që nuk po i jep një kënaqësi të madhe.
Cisse është shprehur se është gati për t’u rikthyer dhe të luajë në nivele të larta të futbollit, duke mos i kërkuar shumë kohë një gjë e tillë. Një motivim ky që lidhet edhe me shifrat, teksa kërkon që të shkojë në 100 gola në Francë, ndërsa kishte shënuar 96 të tilla me ekipe si Auxere, Marsejë dhe Bastia. /Sport Ekspres/